Gegaj: Amfilohije pretendon të përvtësoi territorin e një shteti tjetër sovran

Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikollë Gegaj tha se, me indinjatë, hedhë poshtë pohimin e Mitropolit të Kishës Ortodokse Serbe, Anfilohije, se Marrëveshja për demarkacion mes Malit të Zi dhe Kosovës është çështje anti-malazeze dhe shton se këto janë deklarata tendencioze.

Anfillohije të hënën gjithashtu deklaroi se nuk mund ta kuptojë se “Mali i Zi po heq dorë aq lehtë nga Metohia, e cila i përkiste deri në vitin 1945”.

Gegaj tha se është absurde që një njeri i cili pohon se është sinqerisht i përkushtuar misionit të kishës dhe përhapjes së besimit dhe dashurisë mes njerëzve, në një mënyrë kaq brutale ofendon njerëzit, vendin e tij dhe pretendon të përvtësoi territore të shteteve tjera. Me sa duket, marrja me politikë dhe deklarimi i qëndrimeve fyese është bërë praktikë e Metropolit Amfillohije, në vend që ta merret me kishën, besimin dhe punët që i përkasin atij, “tha Gegaj për Pobjeda, transmeton Malësia.ME.

Gegaj thekson se, kreu i Kishes Pravoslave Serbe në Mal të Zi, secilin që nuk ndjek politikën dhe ideolojinë e tij ekstreme, e quan tradhtar të Malit të Zi.

“Ai as sot nuk mund të prënoi faktin se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe anëtar i barabartë i aleancës së NATO-s”, tha Gegaj.

Ai shtoi se Mali i Zi i udhëhequr nga PDS është bër sinonim për harmoni midis njerëzve, pa dallim fesë dhe kombit dhe mund të shërbejë si model se si në Ballkanin e nxehtë është e mundur bashkëjetesa./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!