Pas votimit të dytë Axhoviq zgjidhet kryetar komune

Sot në seancën e Kuvendit të Tuzi, me votat e këshilltarve të DPS-PB-UDSH-SD Abedin Axhoviq u rizgjodh për kryetarë të Komunës së Tuzit. Fillimisht Axhoviq nuk mori votat e mjaftueshme që të zgjidhet kryetarë, për të votuan 16 këshilltarë ndërsa 2 ishin kundër. Votimi u përsërit dhe Axhoviq fitoi 17 vota që janë të mjaftueshme të zgjidhet kryetarë, por që përsëri një këshilltarë i koalicionit qeverisës votoi kundër.

Përfaqësuesit e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Demokratëve nuk morën pjesë në votim.

Këshilltari i Demokratëve Shtjefen Camaj, tha se nuk do të votoi për Axhoviq, megjithëse ai si person mund të ishte i mirë  për këtë pozitë, sepse ai vjen nga një parti e cila “vullnetin i popullit e blen me para dhe presione”. Ai tha se, nuk mund ta pranoj propozimin “nga ata të cilët ishin në konflikt dy muaj se kush do jetë kryetarë”.

Nikollë Gegaj nga DPS u përgjigj se kanë pasur për këtë pozitë shumë kandidatë, por që për herë të parë e dëgjoi se kishte konflikt rreth zgjedhjes së kandidatit./Malësia.ME/

Shperndaje