Gjeloshaj: Ulqini ka nevojë për një fillim te ri

Ulqini ka nevojë për një fillim te ri.

Ulqini është qyteti me resurse më të mëdha ekonomike, është qendër kryesore politike e shqiptarëve në Mal të Zi, e që ka një traditë njëmijë vjeçare të kulturës dhe civilizimit!Fillimi i ri për këtë qytet vjen me një fillim të ri të bashkëpunimit politik të partive shqiptare me ato qytetare.

Ky është fillim i ri për Ulqinin, që do t’i japin krahë, një fillimi të ri edhe në nivel të shtetit, në krye të Qeverisë së Malit te Zi me ulqinakun, Dritan Abazoviq.Besojmë se ky fillim i ri do të ringjallë shpresën dhe ekonominë e Ulqinit, do të vendosë në funksion resurset e shumta të këtij qyteti.

Me këtë fillim të ri edhe të erës politike të shqiptarëve në Mal të Zi është edhe Alternativa Shqiptare, e cila do të kontribuojë sikur edhe në vende tjera ku kemi drejtuar dhe drejtojmë, që të ndryshojë praktika, se edhe aty ku drejtojnë shqiptarët ka përparim e zhvillim, sikur dëshmuam në Tuz e sikur po dëshmon tani Dritani që do ta marrë besimin ta kryesoj Qeverinë e re të Malit të Zi.

Si kryetar i Alternativës Shqiptare, ndiej kënaqësinë që mbas prezantimit dinjitoz në kuvendin komunal në Plavë, Guci, Podgoricë e Malësi, me dinjitet, vullnet, vepra dhe punë do të jemi edhe në kuvendin e Ulqinit.

Do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në çdo nivel, lokal e shtetërorë, që të avancojmë ekonominë dhe mirëqenien për qytetaret tanë.U dëshiroj sukses në zgjedhje edhe partive tjera shqiptare, dhe shpreh besimin se do të vazhdojmë mbas zgjedhjeve bashkëpunim si në Ulqin, ashtu edhe kudo që veprojmë dhe të jemi faktor bashkë me partnerët tanë edhe në Qeverinë e re të Malit të Zi.Ulqini me fillim të ri!

Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternatives shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!