Kryeministi Millo Gjukanoviq u ka dërguar mbrëme subjekteve politike të interesuara, propozim marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të drejta. Një pjesë e opozitës është e kanaqur me propozim marrveshjen sepse përmban të gjitha kërkesat për të cilat opozita ka insistuar.
Dritan Abazoviq nga Levizja Qytetare Ura tha se mund të konstatojmë se DPS ka prënuar atë që kemi kërkuar dhe në këtë mënyrë ka bërë të mundur nënshkrimin e marrëveshjes dhe kontrollin e procesit zgjedhor.Nënshkrimi formal i marrëveshjes pritet gjatë javës së ardhshme, por mbetet që para kësaj të vinë edhe dorëheqjet e para në RTCG, tha Abazoviq.
Nga Mali i Zi pozitiv than se propozim marrëveshja përmban të gjitha pikat e planit për tejkalimin e krizës të cilat i ka propozuar kjo parti.Të gjitha ato, me të cilat kemi kushtëzuar mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi në Kuvend, janë pjesë e marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës, tha Darko Pajoviq.
Sipas propozim marrveshjes opozitës i përket vendi i zëvendëskryeministrit dhe katër ministra në Ministrinë e Financave, Ministrin e Punëve të Brendshme, Ministrin e Punës dhe Mirëqënies Sociale dhe Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe ndihmës ministra me kompetenca të veçanta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrin e Arsimit.
Do të sigurohet kontrolli mbi punën e ANB përmes Inspektorit të Përgjithshëm,dhe për shkak të dyshimeve për keqëpërdorim në procesin zgjedhor, opozita do të ketë përfaqësuesit e vetë edhe në Entin për Punësim,Fondin investues-zhvillimor,Drejtorin e punëve publike,Drejtoria doganore,Agjencia për Mediat Elektronike…
Malësia.ME