Ulqin: Seanca solemne e Kuvendit me rastin e Ditës së Komunës

Në sallën e Qendrës për Kulturë u mbajt sot seanca solemne e Kuvendit Komunal me rastin e Ditës së Ulqinit.

Seancën e hapi kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq, i cili falenderoi të pranishmit që nderuan me pjesmarrjen ndër të cilët ishin edhe kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq, anëtarët e korit diplomatik, mysafirët nga vendet e regjionit, kryetarët dhe funksionarët tjerë të lartë nga komunat tjera në vend, prijësit fetarë, përfaqësuesit e organeve dhe institucioneve publike, si dhe të sektorit civil dhe medieve.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq,  deklaroi se Ulqini duhet të shfrytëzoje potencialet e veta ekonomike, dhe se për këtë nevojiten investime.Vujanoviq tha se duhet të tërhiqen invesititorë të huaj dhe nga diaspora të cilët janë të interesuar për investime në vendlindje, çka do të kishte rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të qytetit.

Në fund u mbajt një koncert i këngëtarëve Zorana Latkoviq dhe Gjylie Pelingu, si dhe pjesë instrumentale nga kompozitorët shqiptarë dhe malazez të inerpretuara me mjeshtëri nga orkestra e përbërë prej talentave të rinj nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!