Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq sot ishte në Ulqin ku mori pjesë në seancën solemne me rastin e ditës së Komunës, me çrastë ka folur në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Vujanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha nivelet dhe se është shumë i kënaqur për këtë komunikim dhe bashkëpunim.Ngjarjet në parlament dhe fakti që opozita në Kosovë nuk e prënon zgjedhjen e kufirit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve, ajo çështje e brendshme e Kosovës tha Vujanoviq .Ai ka thën se kufiri është përcaktuar në bazë të vitit 1974 dhe se kjo është konfirmuar nga të dy parlamentet e këtyre shteteve.
Ai është shprehur i kënaqur me homologen kosovare, Atifete Jahajga që është angazhuar edhe në formimin e komisionit për këtë çështje.Vujanoviq tha se gëzohet që Ulqini në Kosovë ka arritur të promovoj në mënyrë kualitative vlerat e saj dhe nga viti në vitë kemi vizita kualitative të turistëve nga Kosova, ka thënë Vujanoviq./Malësia.ME/