Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar zyrtarisht se Moska do të dëbojë një diplomat malazez, shkruan Reuters.
Kjo është përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Podgorica. Vendim i cili u mor në koordinim me aleatët nga BE dhe Aleanca e NATO-s.
Britania ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.
Britania, Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi.