Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të jenë përsëritje e referendumit për pavarësi dhe njëkohësisht votim për NATO dhe UE, vlerëson e përditshmja e sotme moskovite “Komersant”.
Gazeta thekson se favorit në zgjedhjet e 15 prillit janë lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq dhe kandidati opozitarë, Millan Bojaniq të cilin e quajnë politikanë proserb dhe kundër NATO-s.
Gazeta shkruan se askurrë në Mal të Zi fushata presidenciale nuk ka qenë kaq e shkurtër, sepse bukvalisht ka filluar pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur për shkak se si opozita ashtu edhe partia në pushtet kanë zvarritur me caktimin e kandidatëve duke pritur që së pari të përcaktohen konkurrentët, shkruan kjo gazetë.
Gazeta “Komersant” shkruan se në zgjedhjet malazeze ekziston edhe “faktori rus” si edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në vjeshtën e vitit 2016 kur Moska praktikisht e ka përkrahur Frontin Demokratik opozitar, i cili është kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
1 Comment