Damjanoviq refuzon funsionin ministror!

Deputeti i Partisë socialiste popullore (SNP), Aleksandar Damjanoviq nuk e ka pranuar propozimin e Këshillit qendror të kësaj parti, që deri në zgjedhjet parlamentare të jetë në krye të ministrisë së financave në qeverinë e besimit zgjedhor.

Këshilli qëndror i SNP e kishte propozuar Damjanoviq për Ministër të Financave dhe Radivoje Rashoviq për Ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Ju informoj se, për arsyet që i kam paraqitur publikisht në seancën e Këshillit qendror të SNP-së të mbajtur më 28 prill të këtij viti në Podgoricë, nuk e pranoj kandidimin për Ministër të Financave në Qeverinë e Malit të Zi”, thuhet në letrën e Damjanoviq drejtuar Këshillit qëndror të SNP./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!