Nga Ndue BACAJ
Siç ishte njoftuar me daten 1 maj u shenua 14 vjetori i themelimit të muzeut etnografik të Malesisë (Lekaj-Tuz) nga patrioti Shtjefen Ivezaj .
Shenimi i ketij pervjetori u bë në oborrin e muzeut i cili ketë ditë kishte mjaft vizitor. Në shenimin e 14 vjetrorit kishin ardhur per të marrë pjesë dhjetra adhurues të vlerave të muzeut nga trojet shqiptare , kishin ardhur nga të dy anët e kufirit politik të Malësisë , nga Shkodra , Dukagjini etjer.
Në shenimin e ketij pervjetori kishte ardhur edhe ambasadori i republikës së Shqiperisë në republiken e Malit Zi z. Ernald Filo , Nënkryetari i bashkisë të Malesisë Madhe z. Sytki Ndrecaj (njekohesisht edhe presidenti i shoqates patriotike Malesia e Madhe “Nderi i Kombit”) , kryetari i shoqatës atdhetare Malesia e Madhe me qendër në Shkoder z. Ilmi Kurti , botuesi i revistes “Fjala” dhe gazetari i njohur z. Gëzim Vuçaj , Keshilltarët e komunes urbane të Tuzit zotrinjët Nikoll Camaj e Kolë Lulgjuraj si dhe intelektual , artistë e veprimtar të tjer. Shenimin e 14 vjetorit të muzeut etnografik e hapi veprimtari i njohur malësor z. Kolë Vulaj , i cili pasi u uroi mirseardhjen të pranishmeve në ketë ditë i ftoi të mbajnë një minut heshtje , në nderim e perkujtim të atyre malësorëve që kishin ndërruar jetë që nga shenimi i pervjetorit paraardhes , të muzeut e deri sot.
Pas kesaj heshtje z. Kolë Vulaj foli shkurtimisht per vlerat e muzeut të themeluar me mjaft sakrifica dhe të mbajtur me shumë privime nga z. Shtjefen Ivezaj me ndihmen e bashkëshortes tij Gjyste Ivezaj , gjithashtu z. Vulaj “recitoj” edhe disa vargje plot pathos patriotik të krijuar nga ai vetë. Z. Kolë Vulaj si drejtues i ketij aktivitet ftoi z. Eljaz Guri , sportistin (ish mundësin kampion kombëtar dhe i shquar ne gara nderkombetare), që kishte ardhur enkas nga Shkodra per të pershendetur z. Shtjefen Ivezaj të cilit me ketë rast i dhuroi disa vlera historike të familjes “LLUJA”-Shkodër. Pas zotit Guri pershendeti ambasadori i Shqiperisë në Mal të Zi z. Ernald Filo , i cili vlersoi lartë Muzeun dhe themeluesin e tij z. Ivezaj , gjithashtu pershendeti edhe bashkëshorten e z. Ivezaj që e ka mbeshtetur në kete aktivitet historik e patriotik. Muzeu tha ai është një veper e madhe dhe e pakontestueshme që memorizon autoktonin historike e kulturore të shqiptareve në trojet e veta. Inventari i eksponateve arkeologjike dhe etnografike është aq i pasur sa ka nga ato që sot nuk i ka as muzeu kombëtar në Tiranë. Zoti Filo në fund të fjales tij premtoj se do të jenë gjithnjë pranë muzeut dhe aktiviteteve të tij , si dhe do të çojnë zërin e tij per ndihmë në instancat më të larta të qeverisë e shtetit shqiptar. Pas ambasadorit e mori fjalen krijuesi dhe themeluesi i muzeut z. Shtjefen Ivezaj , i cili falnderoi të pranishmit dhe ata që kanë kontribuar per muzeun ,si dhe pershendeti në menyrë të veçant ambasadorin z. Filo , i cili ka marrë pjesë edhe në shenimin e pervjetoreve të tjer të muzeut si dhe në aktivitete të tjera të shqiptarëve në Mal të Zi. Z. Shtjefen i emocionuar tha cilesova me emer ambasodorin ,por sot per mua jeni ambasador edhe ju të gjithë pjesmarresit në shenimin e 14 vjetorit të muzeut etnografik të Malësisë. Me ketë rast një ndertues i njour nga Dukagjini i dhuroi z. Shtjefen ,një foto të një projekti të realizuar të një kishe –katedrale…“Radhen “ e pershendetjes në ketë ditë e kishte z. Ilmi Kurti ,kryetar i shoqates atdhetare Malesia e Madhe me qendër në Shkoder, i cili e quajti muzeun një kryeveper të një patrioti të madh si Shtjefen Ivezaj ,puna e të cilit e kishte emocionuar aq shumë z. Kurti sa kishte shkruar enkas per Shtjefnin dhe muzeun një kengë që e interperton mjeshtrisht kengëtari profesionist z. Arben Delaj , i cili ja dhuroi vetë diskun me kengën perkatëse z. Ivezaj. Një pershendetje interesante e me vlera beri Nënkryetari i Bashkisë të Malësisë Madhe z. Sytki Ndrecaj , (njekohesisht edhe presidenti i shoqates patriotike Malesia e Madhe “Nderi i Kombit”) i cili pershendeti edhe në emrin e kryetarit z. Tonin Marinaj . Zoti Ndrecaj vlersoj punen ,perkushtimin dhe sakrificen e themeluesit të muzeut z. Shtjefen ,si dhe vlerat që mbart per kulturen , historinë dhe autoktoninë e malesorëve shqiptar në keto troje të veta . Në fund të reshendetjes tij z. Ndreca premtoj se bashkia e Malesisë së Madhe do të bejnë ç’është e mundur per ta ndihmuar muzeun etnografik të Malesisë. Një pershendetje të bukur beri edhe malesori nga Trieshi z.Shtjefen Palushaj (vellai i historianit e shkrimtari të njohur Lulash Palushaj). Ndersa këngëtaret e njohur nga treva e Dukagjinit , Fran Kodra dhe Ndue Shytani e pershendeten shenimin e 14 vjetorit të muzeut etnografik me një kengë patriotike ,të cilen e interpertuan life dhe mrekullisht . Në fund të ketij aktiviteti z. Shtjefen kishte pergatitur disa çertifikata mirnjohje , per ata që kishin kontribuar (sadopak) per muzeun ,biblioteken e tjer ,të cileve ju a dha me ketë rast. Shenimi i ketij pervjetori u mbyllë me një koktej të pasur per të pranishmit ,por që Shtjefni tha merrni çfar të keni siç e ka zakon malesori bukë , krypë e zemer…Shenimi i 14 vjetorit të muzeut etnografik per mua si autor i ketij reportazhi dhe si pjesmarres në shumicen e shenimit të pervjetorëve të ketij muzeut ,mu dukt më i miri e më i bukuri , jo per nga numri i pjesmarresve (se ai lë shumë per të dëshirua..) ,por per nga cilesia dhe vlerat intelektuale të pjesmarrësve , ndaj unë dua ta mbyllë reportazhin tim të shkurter ,para vepres së madhe të z. Shtjefen Ivezaj me disa nga fjalet që thashë në fjalen time pershendetëse në ketë aktivitet kushtuar shenimit të 14 vjetorit të muzeut :
“Kur me daten 1 maj 2002 në trojet etnike shqiptare të Malesisë së Madhe (Lekaj Tuz), fotografi profesionist Shtjefen Ivezaj me ndihmen e bashkeshortes tij , Gjyste Ivezaj do t’a kthenin shtepinë e tyre në muze , në atë kohë shumëkush shprehu habi per ketë saktrificë , shumkush i uroi dhe ndihmoi , por kishte edhe nga ata që ketë punë e sakrificë e quanin një ënderr që do të shuhej shpejt e deri një ide të “çmendur” të ketij burri të moshuar që i kishte kaluar 65 vitet. Mirpo idetë e medha të shoqeruara me punë të mëdha atdhetarie duket se i ndihmon edhe vetë Zoti , dhe Shtjefni sot rreth 80 vjeçar në vend që të plakej më shumë është bërë më ri ,sikur ti kishte ndarë keto vite pleqërie me vepren e tij të re , Muzeumin Etnografik të Malësisë që sot është monumenti i autoktonisë Pellazge – Ilire – Arbëre – Shqiptare në trojet e Malesisë së Madhe e më gjërë (në të dy anët e kufirit politik)…”.
Shtjefen faleminderit dhe paç jeten e gjatë aq sa të shenosh edhe 100 prevjetor të tjer të Muzeut Etnografik të Malesisë.
Lekaj- Tuz 01 maj 2016