1 maji: Kolonë 8 kilometërshe në kufirin Shqipëri – Mali i Zi (Video)

Kolonë deri 12 kilometra në kthim nga Mali i Zi

Me qindra automjete kanë qëndruar në radhë pasditen e së hënës në hyrje të territorit të Shqipërisë, në pikat e kalimit kufitar në Muriqan dhe Han të Hotit.

Më problematike ka qenë situata në piken e kalimit Muriqan, ku radha e automjeteve që kanë dalë nga territori malazez për në Shqipëri është 12 km nga Muriqani deri tek ura e Bunës.

E gjithë radha ishte me shtetas të Shqipëris dhe Kosovës që kishin ikur për 1 Majin në Mal të Zi dhe po ktheheshin për në shtëpia.

Shtetas të ndryshëm shprehen se u është dashur të qëndrojnë deri në tre orë në radhë në territorin malazez.Mësohet se gjatë mesditës pala malazeze vepruar me procedurë normale që do thotë është bërë regjistrimi i çdo shtetasi në dalje dhe duke pasur parasysh fluksin, kjo ka krijuar dhe radhë./Top Channel/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!