Hoyt Yee përkrahje kryeparlamentarit Xhaferi, kërkon krijimin e qeverisë së re (Video)

Zv/ndihmës sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, pas vizitës dyditore në Maqedoni deklaroi se “SHBA-të nuk shohin shkaqe që shumicës parlamentare të mos i jepet mundësia të formojë qeverinë e re”.

Hoyt Yee theksoi se jo vetëm SHBA-të, por edhe BE, NATO dhe shumë vende tjera mbështesin zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Hoyt Yee duke theksuar se lidershipi duhet të veprojë për t’i dhënë fund krizës, duke formuar një qeveri të re dhe një program të ri për këtë qeveri, tha se: “Ne nuk jemi i vetmi vend që besojmë se Xhaferit duhet t’i jepet mundësia e plotë për të demonstruar drejtimin e domosdoshëm, që t’i filloj hapat e nevojshme për të formuar qeverinë e re dhe programin e saj, në mënyrë që vendi të vazhdojë të ecë përpara”.

Hoyt Yee theksoi se duke u bazuar në bisedat e takimeve të realizuara, të gjitha liderët politik janë të angazhuar për një Maqedoni demokratike, unitare, si dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Në pyetjen se presidenti Gjorge Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” është pengesë e formimit të qeverisë, Hoyt Yee theksoi se ekzistojnë opinione të ndryshme mes partive për prioritetet e qeverisë së re. Kjo është normale për çdo vend që po ballafaqohet me një numër sfidash, përfshirë edhe atë se si mund të afrohet pranë BE-së dhe NATO-s.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!