Demarkacioni u miratua, por çfarë po ndodh me rishikimin

Marrëveshja mes dy presidentëve, atij kosovar Hashim Thaçi e atij malazez Filip Vujanoviq, për rishikimin e marrëveshjes për vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi, bëri që deputetët t’i japin fund zvarritjes trevjeçare të kësaj marrëveshjeje që mbante peng Kosovën në raport me lëvizjen e lirë në Zonën Shengen.

Ndonëse, miratimi i demarkacionit nuk i dha fund izolimit edhe çështja e demarkacionit e cila gjatë atyre ditëve ishte temë e nxehtë, sot nuk është se
po përmend shumë, bile është bërë gati e harruar.

Sipas aneks-marrëveshjes së nënshkruar mes dy presidentëve, thuhet se njëherë duhet të formohet grupi punues së të dyja vendeve e më pas të ketë takime për analizimin e fakteve. E në këtë aspekt asnjëri vend nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete.

Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, deklaroi për lajmi.net se takimet e Komisionit Shtetëror janë të vazhdueshme sa i përket punës së tyre, mirëpo Bulliqi nuk dha asgjë të re sa i përket çështjes vijuese për marrëveshjen me shtetin fqinjë.

“Kemi takime të rregullta të Komisionit dhe puna jonë asnjëherë nuk është ndalë. Punët dhe detyrat që na janë caktu me ligj dhe çdo punë tjetër shtesë që na angazhon qeveria ne e marrin e analizojmë”, ka thënë ai.

Kryesuesi i Komisionit shtetëror thotë se kompetente për trupën punuese që do të merret me punët në vazhdim rreth analizimit të fakteve është Qeveria, e kjo e fundit nuk ka marrë asnjë veprim në këtë aspekt.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!