LDSH në Plavë me Shahmanoviqin, partnerin e DF

Lidhja Demokratike Shqiptare LDSH në zgjedhjet që do të mbahen më 27 maj në Plavë do të dalë sëbashku në listë me Orhan Shahmanoviq kryetarin aktual të Komunës i cili së fundmi është dëbuar nga Partia Boshnjake.

Shahmanoviq i dëbuar nga Partia Boshnjake, njihet si bashkëpuntor i Frontit Demokratik i cili bashkë me udhëheqësit e këti grupimi politik Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq udhëtoi në Republikën Ruse të Çeçenisë.

Shahmanoviq është bartësi i listës i cili në vitin 2017 sëbashku me kryetarin e LDSH-së në Plavë Tahir Gjonbalaj në Gjykatën e Lartë në Podgoricë janë dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shahmanoviq bashkë me Gjonbalaj në fillim të prillit në vitin 2014 kanë keqëpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë dëmtur komunën për 11.952,68 euro në dobi të invesitorëve privatë Shaban dhe Sandra Mehaj nga Plava. Për këtë vendim të gjygjit Shahmanoviq theksonte se është vendim politik kundër ti./Malësia.ME/

Fotografia e Ilir Ulqin

Fotografia e Ilir Ulqin

Fotografia e Ilir Ulqin

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!