Gjeloshaj takohet me zyrtarët e Bashkësisë Islame në Mal të Zi

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, ka pritur në takim drejtorin e Drejtorisë për kontakte me ndërkombëtarët pranë Bashkësis Islame të Malit të Zi, Omer Kajoshaj.

Në këtë takim, siç u tha, aq të nevojshëm, u shpreh gatishmëria e dy palëve për bashkëpunim, sidomos në aspektin e përmirësimit të pozitës sociale të atyre që kanë nevojë por edhe të investimeve ne objektet e devastuara që kanë nevojë për rikonstruim. Në rrallë të parë u përmenden disa objekte të shkollave fillore, si ato në Milesh dhe Këshevë, të cilat punojnë në kaudër të shkollave fillore, njëra të “Mahmut Lekiq” në Tuz, kurse tjetra të asaj, “29 Nëntori”, në Dinoshë. 

Poashtu, gjatë takimit u shpreh afria e këtyre dy institucioneve në aspektin e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të përafrimit të kontakteve më të shpeshta, të cilat kanë munguar deri tani, e që nga shumë është keqpërdorur në kontekstin negativ. “Të gjitha këto nga persona jo dashamirë janë keqinterpretuar dhe keqpërdorur, prandaj na duhen kontakte më të shpeshta dhe bashkëpunim më i mirë, dhe shpresojmë më frytdhënës”, u shprehën bashkëbiseduesit. Poshtu u ceken disa aksione edhe të OJQ, “Horizonti”, kryetar i të cilës është Kajoshaj, si ajo e investimeve në objektin e paraleles së ndarë të shkollës fillore në Milesh, pastaj disa ndihmave për familjet e varfëra në Komunën e Tuzit, por edhe të disa aksioneve tjera në ndihmë të prodhuesve bujqësorë dhe fermerëve në këtë komunë. 

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj.

Senad Gilaj, gazetar  i RTMZ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!