Aksion i madh Policor në Hamburg: Kapet gjysmë tonë kokainë në një anije malazeze

Gjysmë ton kokainë është gjetur në ngarkesën e një anijeje transportuese e cila ishte ndalur në Hamburg.

Policia gjermane hipi dhe kontrolloi transportuesin e Malit të Zi me emrin “BUDVA” në mëngjesin e 2 majit, kur anija mbërriti në Hamburg. Gjysmë ton kokainë u gjet e fshehur në atë që përshkruhej si “zonë ngarkesash” .

Nga 23 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë shtetas të Malit të Zi, 1 u arrestua. Anija mbërriti në Hamburg nga Santos i Brazilit përmes Casablanca, Maroko. Raportohet se kapja e drogës ishte rezultati përfundimtar i një operacioni të përbashkët kundër-drogë, duke përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit të disa vendeve. Sipas deklaratës zyrtare, u ndërpre edhe një lidhje tjetër e trafikut të drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së transportit të anijeve, Tihomir Mirkoviq, tha se ai ishte “befasuar nga ngjarja”.

“Herët në mëngjes, komandanti i anijes Budva më njoftoi se policia dhe doganat gjermane kishin gjetur 500 kilogramë drogë mbrëmë gjatë inspektimit të anijes Budva në Hamburg. Një detar u arrestua me atë rast. Për të qenë i sinqertë, unë u befasova pasi kam besuar se gjëra të tilla nuk do të ndodhin në anijet tona, tha Mirkoviq gazetës Pobjeda.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!