Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar besimtarët e besimit islam për festën e Bajramit dhe ka shprehur shpresën që këto ditë do t’i kalojnë me gëzim, hare dhe mirëqenie familjare.
Të gjithë besimtarëve uroj nga zemra festën e Fiter Bajramit, me shpresë që këto ditë do t’i kalojnë me gëzim, hare dhe mirëqenie familjare.
Festat janë rasti i mirë për të vërtetuar vendosmerinë tonë për ndërtimin e një shoqërie në të cilën do të respektohen vlerat universale dhe etike, ku të gjithë së bashku do të punojmë për një të ardhme të përbashkët sa më të mirë.
Ministër mr Marash Dukaj