OJQ “Labeatët” organizon shtegtim në Greçë me rastin e 105 vjetorit të Kuvendit

Në kuadër të aktiviteteve vjetore OJQ “LABEATËT” me rastin e datës historike të 105 vjetorit të Kuvëndit të Greçës, organizon shtegëtim për në Greçë – Malësi e Madhe.
Nisja do të bëhet nga Tuzi gjegjësisht nga parkingu i Gjimnazit ″25 maj ″, drejt Koritës nga dhe fillon shtegëtimi për në Greçë. Shtegëtimi do të bëhet ditën e Dielë më datën 19.06.2016, me fillim në 8h.

Të interesuarit duhet të paraqiten më së largu deri më datën 10.06.2016, po ashtu personat e interesuar duhet ti dërgojnë dy fotokopje të letërnjoftimit apo pasaportës pasi që bëhet kalimi i kufirit në vend ku nuk ka kalim doganor.

Për çdo informacion mund të drejtoheni në këta numra telefoni: 069/092-246, 069/400-411, 069/232-779 ose në faqen e facebookut OJQ LABEATËT.

Kopjet e dokumentacionit mund ti dërgoni në email: [email protected]

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!