Shqipëria ndër vendet e para do ratifikojë protokollin

“Shqipëria është ndër vendet e para e cila do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë”, ka deklaruar kolonel, Fiqiri Hoxha.

Hoxha dhe i deleguari i mbrojtjes të Çekisë Jozef Vojtek kanë qëndruar dje për vizitë lamtumirës në ministrinë e mbrojtjes dhe kanë biseduar me drejtorin e përgjithshëm për politikën mbrojtëse në ministrinë malazeze të mbrojtjes, Ivan Mashulloviq, shkruan rtcg.

Hoxha ka përsëritur se vendi i tij do të jetë ndër vendet e para i cili do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, është kumtuar nga ministria e mbrojtjes. Në kumtesë theksohet se Mashulloviq, bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive të mbrojtjes i ka vlerësuar si shumë të mirë, duke e falënderuar atë për përkrahje të cilën Shqipëria ia ofron Malit të Zi në rrugën euroatlantike. Ai ka theksuar se përvojat e Shqipërisë janë të rëndësishme për Malin e Zi duke shprehur besimin se bashkëpunimi me këtë vend fqinjë do të vazhdoi dhe do të zgjerohet edhe në periudhën e ardhshme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!