Bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet policisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë

Bashkëpunimi i policive të Malit të Zi dhe Shqipërisë është shembull i bashkëpunimit cilësor dhe profesionist ndërmjet policive të dy shteteve e cila në periudhën e kaluar ka dhënë rezultate konkrete kanë vlerësuar drejtorët Sllavko Stojanoviq dhe Haki Çako.

Stojanoviq ka biseduar sot me Çakon, drejtorin e policisë nacionale të Shqipërisë i cili me delegacionin shqiptarë qëndroi për vizitë pune në policinë e Malit të Zi.

Stojanoviq dhe Çako janë marr vesh për vazhdimin e bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet policive të dy shteteve, intensifikimin në nivelin operativ të punës të policive kriminalistike dhe detare dhe kanë nënshkruar protokolin për bashkëpunim gjatë sezonit të ardhshëm turistik veror.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!