Faik Nika kryetari i ri i KKSH-së

Sot është mbajtur mbledhja konstitutive e përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, ku sekretari i deritanishëm Faik Nika është zgjedhur kryetar i ri i këtij institucioni.

Nika ishte kandidati i vetëm dhe arriti të marrë 18 vota nga 20 antëtarët që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme.

Pak kohë më parë është mbajtur Kuvendi elektoral i KKSH-së, ku janë zgjedhur 15 anëtarët e rinj të përbërjes së re të këtij institucioni. Anëtarë të KNSH-së janë zgjedhur: Faik Nika, Nail Draga, Lindon Gjelaj, Adriana Hoxha,Vasel Sinishtaj, Jeta Hasangjekaj, Edita Nimanbegoviq, Tahir Tahiri, Qasni Osmani, Iber Hoti, Agron Dushaj, Mefit Tela, Ilir Llazorja, Ruzhdi Lluka, Nik Gjeloshaj.

Përpos 15 anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin elektoral, 15 anëtarët e tjerë të KKSH-së janë anëtarë sipas funksionit partiak, ku përfshihen deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve të komunave, kryetarët e partive të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi dhe kuvendin e komunave.

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi deri tani ishte deputeti Genci Nimanbegu, të cilit i skadoi mandati./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!