Gjokaj: Gazetarët më sulmojnë në bazë nacionale dhe fetare

Muhamed Gjokaj, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, akuzoi anëtarin e këti Këshilli Radenko Lacmanoviq, dhe gazetarët e  “Vijesti” dhe “Dana”, se janë personalisht duke e sulmuar dhe kjo ka të bëjë me sulm në bazë ”nacionale dhe fetare” duke dëmtuar kështu harmoninë nacionale në shtetë.

“Tashmë në disa raste, treshja e pandashme Radenko Lacmanoviq, gazetarja e ”Vijesti” Milla Radulloviq, si dhe gazetari i  ”Dana” Millan Sekuloviq, bëjnë sulme të pabaza ndaj meje, si Muhamed Gjokaj, duke përdorur gënjeshtra.

Dyshimi im, që edhe më parë e kam vurë në dukje që bëhet fjalë për sulm në bazë nacionale dhe fetare, u konfirmua këtë herë duke përdorur termin “terrorizëm”, duke e vënë atë në kontekstin e emrit dhe mbiemrit tim, dhe sidomos gjatë festave të Ramazanit, që paraqet fyerje jo vetëm për mua si Muhamed Gjokaj, por të gjithë anëtarët e besimit musliman, duke u përpjekur të dëmtojnë harmoninë nacionale në shtetin e Malit të Zi “, thuhet në reagimin e Gjokaj.

“Kjo është një mënyrë e qartë e abuzimit me median që unë si Muhamed Gjokaj të paraqitem si një terrorist që shkel Kushtetutën e Malit të Zi. A do të thotë kjo se unë, si një shqiptar i besimit islam, përbën kërcënim për sistemin kushtetues dhe ligjor, duke më identifikuar me një anëtar të një grupi terrorist që kryen aktivitete terroriste”, pyet Gjokaj në përgjigje.

“Vijesti” botoi dy ditë më parë letrën e Lacmanoviq drejtuar kryetari të Kuvendit Ivan Brajoviq që të ndaloi “dhunën dhe terrorin ligjor” të Kryetarit të Këshillit, i cili nuk lejojë plotësimin e rendit të ditës. Lacmanoviq pohon gjithashtu se vendimet e gabuara të Gjokës lidhur me politikën kuadrovike “do t’i kushtojnë qytetarëve më shumë se 35,000 euro”.

Gjokaj e akuzon Lacmanoviq për pengimin e punës së Agjencisë, në të cilën, siç pohon, ai i kalon dy ose tre orë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!