Krasniqi, kampion i Evropës, mposht rusin Kashtanov

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij.

Ai ka fituar titullin e kampionit të Evropës në EBU, duke mposhtur rusin Stanislav Kashtanov,  dhe duke i hapur kështu vetes rrugë për titullin kampion i botës.

Krasniqi bokson në kategorinë e super të mesme, derisa meçi u zhvillua në “Wee Arena” në Bad Tolz të Gjermanisë, ku zgjati 12 raunde.

Boksieri shqiptar ishte shumë i lumtur me këtë fitore, derisa kishte përkrahje të madhe nga shqiptarët në sallë. Ai ishte shumë i emocionuar për këtë fitore dhe për këtë titull

Shperndaje