Në vitin 2017, në gjuhën shqipe 392 letërnjoftime, 447 pasaporta

Në vitin 2017 sipas Ministrisë së të Drejtave të Njeriut, në 910 letërnjoftime, të dhënat (emri/mbiemri) janë regjistruar në gjuhën serbe, 392 në gjuhën shqipe, 52 në boshnjakisht, 26 në kroatisht dhe më së shumti 26,240 në gjuhën malazeze.

Në 30,7 mijë pasaporta vitin e kaluar të dhënat u regjistruan në gjuhën malazeze.

Në 798 pasaporta, të dhënat u regjistruan në gjuhën serbe, 447 pasaporta në gjuhën shqipe, 118 në boshnjakisht dhe 23 në kroatisht./Malësia.ME/

Shperndaje