Nesër rivotim në Popratë

Në qendrën e votimit nr. 130 në fshatin Popratë në Malësi nesër do të përsëritet votimi për zgjedhjet lokale të Podgoricës.

Siç tha për Dan, nënkryetar i SNP, Dragan Ivanoviq në zgjedhjet lokale më 27 maj, ky vendvotim ishte i mbyllur për shkak të objektit jo adekuat dhe kryetari i komisionit nuk lejoi që të votohet në kushte të tilla.

Ai kërkoi që kushtet të përmirësohen dhe u sollë vendim që votimi të mbahet të dielën më 3 qershor. Ndërkohë, objekti është restauruar dhe mund të mbahet votimi.

Në  këtë vendvotim të drejt vote kanë 42 votues të regjistruar./Malësia.ME/

Shperndaje