Në Mal të Zi, janë përmbushur kushtet për mbylljen e epidemisë së virusit korona, tha ndihmës drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Senad Begiq.
Mali i Zi pësoi dy periudha inkubacioni prej 28 ditësh pa raste të reja të koronavirusit.
Kushtet epidemiologjike janë duke u përmbushur që ISHP të konsiderojë mbydhjen e epidemisë. Eshtë një procedurë e përcaktuar me ligj që thotë se epidemia mund të përfundojë kur të ketë kaluar një periudhë e dyfishtë e inkubacionit, tha Begiq.
Por masat mbesin akoma
Siç shpjegoi ai, kjo nuk ndryshon shumë në terren, sepse rreziku ende mbetet.
“Mbydhja e epidemisë nuk do të thotë pothuajse asgjë. Vala e parë është zyrtarisht e mbaruar, por masat dhe porositë e Ministrisë dhe rekomandimet e ISHP ende mbesin në fuqi. Këto janë distanca fizike, larja e duarve dhe përdorimi i maskave.
Në të gjitha vendet e BE-së vendosja e maskave është e detyrueshme si dhe në vendin tonë, domethënë në hapësira publike të mbyllura, ku nuk mund të mbahet distanca fizike prej dy metrash. A do të mbetet kjo? Varet nga kursi i mëtutjeshëm i sëmundjes”, tha Begiq./Malësia.ME/