Gegaj: Pajtimi në Malin e Zi aktualisht është vetëm në fushën e dëshirave të bukura

Pajtimi në Malin e Zi aktualisht është në fushën e imagjinatës dhe dëshirave të bukura. Sot, ashtu si në vitet e 90-ta, mund të dëgjohet e njëjta retorikë e politikanëve ekstremë, gjë që bën edhe tani si atëherë, që popujt pakicë të ndihen të pasigurta në shtetin e tyre, megjithëse ata kanë dhënë një kontribut të pamatshëm që ai të jetë i pavarur dhe vend demokratik i njohur ndërkombëtarisht, deklaroi antari i Këshillit Kryesor të Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj.

Ai thotë se situata në vend është serioze.

“Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë, unë shoh një dritë në fund të tunelit. Së pari, sepse populli është zgjuar dhe ka kuptuar se një ndryshim i thjeshtë i pushtetit nuk është mënyrë për të dalë nga situata.

Dhe së dyti, Evropa, besoj se është duke parë atë që po ndodh në Malin e Zi dhe se disa vende janë thellësisht të përfshira në ngjarjet në Mal të Zi. Sipas mendimit tim, rrugëdalja është dialogu midis pozitës dhe opozitës, por mbi baza të barabartë. Dhe më e rëndësishmja, përmirësimi i punës së institucioneve në Malin e Zi që deri më tani kanë treguar angazhimin e tyre në rrugën evropiane dhe euro-atlantike “, tha Gegaj.

Kryeministri Zdravko Krivokapiq në Orën e Kryeministrit tha se kompetenca e kandidatëve është kriteri i parë dhe themelor për punësim dhe ngritjen në detyrë, duke hedhur poshtë pretendimet se ata nuk duan pakicat në Qeveri dhe se dora është shtrirë për pakicat. Gegaj thotë se Partia Demokratike e Socialistëve, si parti qytetare, në aktivitetet e saj është plotësisht e përkushtuar në afirmimin e konceptit qytetar të të gjithë shoqërisë së Malit të Zi.

“Të vetëdijshëm se një koncept i tillë nuk mund të arrihet pa integrimin e popujve pakicë, PDS, duke respektuar të drejtën maksimale të pakicave, përfshiu përfaqësuesit e tyre në të gjitha organet dhe tupat e përfaqësimit dhe vendimmarrjes në jetën politike dhe publike të vendit.

Prandaj, ne paralajmëruam shumicën aktuale parlamentare të ndjekë një praktikë të tillë dhe të tregoj kapacitet demokratike në krijimin e një mjedisi të ngjashëm duke ushqyer të drejtat e pakicave. Sepse, nëse nuk ka marrëdhënie korrekte me pakicat, atëherë çdo qeveri do të përjetojë dënimin më të madh nga forcat demokratike dhe progresive në vend si dhe bashkësia ndërkombëtare, dhe do të krijojë një imazh jodemokratik të shtetit. “Fatkeqësisht, sot, subjektet politike që përbëjnë shumicën në parlament nuk gëzojnë besim e partive të popujve pakicë, por gjithashtu, në përgjithësi, të pakicave në Malin e Zi,” thekson Gegaj.

Gegaj dënoi primitivizmin, urrejtjes dhe fyerjet drejtuar lojtarëve të Deçiqit, por edhe ndaj një kombi të shfaqur në finalën e Kupës së Malit të Zi. Kam menduar se vitet nëntëdhjetë ishin prapa nesh dhe se ne ishim ngritur nga balta e shovinizmit nacioanal.

Fatkeqësisht, isha gabim. Unë dua të besoj se ata nuk janë mbështetës të Malit të Zi dhe bashkëjetesës. Për fat të mirë, ka njerëz të kuptueshëm, kështu që tifozët e Deçiqit nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. “Shfrytëzoj rastin të përgëzoj Buduqnostin për fitimin e trofeve të dyfishtë dhe Deçiqin për suksesin e saj historik,” tha Gegaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!