Luigj Shkrela nënkryetar i ri i Kuvendit të Ulqinit

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe këshilltari i kësaj partie në Kuvendin Komunale të Ulqinit, Luigj Shkrela u zgjodh sot nënkryetar i Kuvendit lokal.

Këshilltarët e Forcës së Re Demokratike, Ilir Çapuni dhe Sabri Salaj paralajmëruan kryetarin e Kuvendit Haxhi Sulejmanin dhe këshilltaret se pikat e rendit të ditës për shkarkimet e kryetarëve të bordeve dhe anëtarëve, janë në kundërshtim me ligjin, me këtë shkelet edhe statuti i Ndërmarrjeve Publike. Ata kanë propozuar që këto pika të hiqen nga rendi i ditës. Të njëjtën ka kërkuar edhe këshilltari Naser Resulbegoviqi nga radhët e partisë Socialdemokrate   dhe Xhavo Hoxhiqi.

Në seancën e sotme u shkarkuan ,dhe u emëruan kryetarët dhe anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe   Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar,(SHPK) përveç të “RTUL”

Seanca e Kuvendit lokal, në të cilën janë edhe rreth 20 pika në rendin e ditës, do të vazhdojë të Enjten.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!