Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të rasteve aktive me covid në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të rasteve aktive me koronavirus në Ballkanin Perëndimor. Sipas një grafike të bërë publike nga Radio Evropa e Lirë shihet se Shqipëria ka vetëm 433 raste aktive dhe ndiqet nga Mali i Zi me 758 raste aktive.

Në vendin e tretë është Maqedonia e Veriut me 1083 raste, më pas vjen Kosova me 2043 raste, Serbia me 8964 rase dhe në vendin e 6 renditet Bosnje dhe Hercegovina me 19 367 raste aktive me covid.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!