Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës së Ulqinit, Ministri i Brendshëm: Shpresoj të jetë gjallë

Zhdukja e ish-shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezoviq ka marrë edhe vëmendjen e Parlamentit të Malit të Zi. Deputeti Dejan Gjuroviq pyeti, Ministrin e Brendshëm Sergej Sekuloviq në lidhje me zhdukjen Elezoviq. 

Gjuroviq i kërkoi llogari Ministrit se si ish-zyrtari i lartë mund të zhduket dhe të mos kishte asnjë të dhënë për të.

Minisitri Sekuloviq tha se është i informuar me rastin, për të cilin ka njohuri të caktuara operacionale që ai nuk mund t’i ndajë për momentin.

“Shpresoj të jetë gjallë. Ka gjurmë të caktuara, por unë nuk mund t’i them ato tani”, theksoi Sekuloviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!