Këngëtarja bullgare kopjon këngën “A Bombi” nga Dhurata Dora
Këngëtarja e njohur bullgare, Maria, në bashkëpunim me Dee, kanë kopjuar projektin shqiptar nga Dhurata Dora të titulluar “A Bombi”.
Projekti është realizuar në mënyrë origjinale nga Alandy i Max Production, ku “A Bombi” ishte një prej hiteve të këtij viti i cili edhe la gjurmë ndër fansa.
Projekti te bullgarët për 15 ditë ka arritur gjysmë milionë klikime, kurse Dhurata ka 33 milionë klikime.
Reperi serb “huazon” këngën e shqiptarit
Një prej reperëve më të njohur serb, MC Stojan, nuk ka hezituar që të inspirohet në tregun shqiptar.
Ai ka huazuar projektin e Sergios, “I just Wanna Say”, këngëtarit nga Shqipëria i cili realizoi hitin kohë më parë.
MC Stojan mori këngën dhe e realizoi në serbisht këtë projekt, duke e përvetësuar atë.Megjithatë, pas procedurave të inicuara, mësohet se reperi serb ka paguar për të drejtën autoriale dhe ka marrë licencën nga vet Sergio dhe menaxhmenti i tij për projektin.
Nuk është hera e parë që serbët inspirohen, por muzika moderne shqiptare vetëm sa po shkon duke u përhapur në mbarë Evropën.