Thaçi: Marrëdhëniet e mira me Malin e Zi janë me rëndësi jetësore

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar për agjensinë Beta se marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Malit të Zi janë me rëndësi jetësore për të dy vendet, dhe i ka quajtur të dëmshme veprimet e personave apo grupeve politike që të cilët po mundohen që këtë ta vënë këtë në pikëpyetje.

“Kemi interes për marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Mali i Zi e pranoi pavarsinë e Kosovës në një moment delikat për pushtetin në Podgoricë. Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit, paqen rajonale dhe integrimet euroatlantike, dhe këto nuk mund ti cënojë asnjë individ dhe sjellja e askujt”, tha në mes tjerash Thaçi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!