Ministri Hoxhaj në Ulqin, takim me Cungun dhe Nimanbegun

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj pas përfundimit të Forumit të Dubrovnikut dhe Samitit të SEECP-së që u mbajtën në Kroaci,  gjatë ditës së djeshme, ka vizituar komunën e Ulqinit.

Ministri Hoxhaj së bashku me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishin kanë zhvilluar një takim  me Kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu dhe deputetin Genci Nimanbegu.

Në foto që ka postuar kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në rrjetin social Facebook, shprehet që:

” Dje patëm mysafir Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në Malin e Zi dhe rajon.

Prej tij morëm përgëzime dhe inkurajime qoftë për arritjet e fundit në të drejtat e shqiptarëve siç ishte formimi i komunës së Tuzit e qoftë për angazhimin e palëkundur të shqiptarëve në mbështetje të anëtarësimit në NATO.

Me të biseduam gjithashtu edhe për mundësitë për ta thelluar akoma më tepër bashkëpunimin midis shtetit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi”, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.

Fotografia e Nazif Cungu

Fotografia e Nazif Cungu

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!