Kriporja nominohet për rajonin e tretë Ramsar

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit e ka kandiduar kriporen e Ulqinit  për rajonin Ramsar si rajon i tretë kënetor në Mal të Zi me rëndësi ndërkombëtare.

Ky vendim ka pasuar pasi që kriporja e Ulqinit, në seancën e Kuvendit komunal të Ulqinit me 24 qershor, është shpallur rajon i mbrojtur, Park natyror, në emër të Qeverisë së Malit të Zi. “Sipas rezultateve të studimit, i hartuar gjatë procesit të shpalljes Park i natyrës, kriporja e Ulqinit i plotëson 6 nga 9 kriteret që të kandidohet për regjistrim në listën ndërkombëtare Ramsar të rajoneve kënetore “, thuhet në kumtesë.

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit e ka plotësuar listën informuese Ramsar me të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim të dorëzimit në sekretariatin e Ramsarit për kandidimin e kripores së Ulqinit për rajonin Ramsar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!