Ambasada e Malit të Zi kërkon hapjen e kufirit me Kosovën

Sekretari i parë i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj, ka deklaruar se ambasada i ka kërkuar nivelit qendror malazez që ta hapë kufirin me Kosovën duke mos i kërkuar dëshmi të testimit për COVID-19 qytetarëve kosovarë.

“Neve si ambasadë na janë paraqitë shumë njerëz, që janë të interesuar me shkua në pushime në Mal të Zi. Kanë vikendica (shtëpi pushimi) atje e normal edhe të tjera punë. Ka presion këtu në ambasadë por ne në ambasadë kemi ndërmarrë një masë dhe i jemi drejtuar qeverisë me një shkresë për ta rishqyrtuar situatën, posaçërisht me Kosovën”, ka thënë Lulgjuraj për emisionin SOT në Kohavision.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!