U hapë mbrëmë Kolonia Artistike “Gjelosh Gjokaj”

Mbrëmë në ambientet e Hotel “Oasis” u bë pritja e artistëve që do të marrin pjesë në Koloninë artistike “Gjelosh Gjokaj”, e organizuar nga Komuna e Tuzit.Në ekspozitë marrin pjesë 21 artistë të artit vizual nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Punimet që do ti realizojnë këta artistë gjatë qëndrimit në komunën tonë do ti ekspozojnë më 4 korrik në hapësirat e QKI “Malësia”-Tuz.

Koloninë artistike “Gjelosh Gjokaj” e hapi znj. Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale në Komunën e Tuzit, ndërsa piktori nga Maqedonia e Veriut, Z. Burhan Ahmeti i dhuroi simbolin e komunës së Gostivarit në shenjë falenderimi ndaj komunës sonë.

Komuna e Tuzit!

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!