Ja Dolëm!

Kur Shqiptarët kanë të drejtë dhe bëhen bashkë ngado qofshin, E Drejta nuk humbet! Kam një lajm të bardhë për gjithkënd: në Parlamentin e Malit të Zi kaloi rezoluta që paraqitën deputetët shqiptarë aty me ngulmin e Nik Gjeloshajt. Kaloi pas orësh debat, por kaloi! Kjo rezolutë detyron Akademinë Malazeze CANU ta tërheqë dhe ta korrigjojë Fjalorin në të cilin shqiptarët fyheshin duke u përshkruar si ardhacakë.

Jam shumë krenare për solidaritetin e bukur e të çmuar të Akademisë së Kosovës, shumë krenare për ngulmin e paepur të deputetit Nik Gjeloshaj nga Malcia, jam zemërlënduar por jo e surprizuar nga indiferenca e Akademisë sonë të Shkencave si dhe e Institucioneve të tjera të Shqipërisë dhe në fund jam në paqe me veten që reagova fort publikisht dhe institucionalisht (deri në abstenim vote) që ky dhunim të zmbrapsej.

Shqiptarë, le të qëndrojmë bashkë e të reagojmë kështu fisnikisht si kësaj here të gjitha herët që mund të jemi ballë padrejtësive! Bashkë dhe me urtì! Një përqafim gjithkujt që qe pjesë e kësaj qëndrese dhe gishtin kokës gjithkush që u fsheh pas gishtit!

Ledi Shamku-Shkreli, Deputete në Parlamentin e Shqipërisë

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!