Kërcënimet ndaj deputetëve shqiptarë të PDS-së

Deputetët shqiptar të PDS-së, Nikollë Gegaj,Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela kanë qenë shënjestër e kërcënimeve serioze në rrjetet sociale, ku janë vendosur fotot e tre deputetëve me mesazhe shqetësuese.

Në njërin nga profilet në facebook, të  tre deputetët janë në foto të varur në litar të shoqëruar me komentin se ata tashmë kanë vdekur dhe se vorrimi do të bëhet në varrezat e Podgoricës.Poashtu edhe në profile të tjera këto tre deputetë janë cilësuar si tradhëtar të popullit me thirrjen që të dëbohen nga vendi.

Deputeti Nikollë Gegaj i ka bërë thirrje Ministris të Punëve të Brendshme që të reagoi dhe të identifikojë autorët, të cilët, siç tha ai, në këtë mënyrë duan të dëmtojnë reputacionin që e kanë në shoqëri.

Kjo është për mua një thirrje për linç, nëse e bëjnë atë dhe kërcënoinë atëherë institucionet kompetente duhet të reagojnë për të zbuluar jo vetëm autorët, por edhe atë që qëndron pas kësaj, tha Gegaj për gazetën Dnevne Novine.Ai pohoi se pas këtyre mesazheve qëndron dikush që ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe është mirë që tu përcaktohet diagnoza.

“Ndërgjegjja ime është e qetë. Asnjëherë në karrierën e time politike në asnjë menyrë nuk e kam dëmtuar Malin e Zi, por as interesat e popullit tim. Ashtu edhe kolegët dhe miqtë e mi dhe Dukoviq dhe Shkrela. Unë jam anëtar i partisë Evropian, e cila kultivon vlerat e vërteta që ekzistojnë në një shoqëri “, përfundoi Gegaj.

Partia Socialiste Demokratike ka dënuar ashpër kërcënimet që janë adresuar nëpërmjet rrjeteve sociale  deputetëve dhe funsionerëve të lartë të kasaj parti.Nga PDS u bënë thirrje organëve shtetërore për të gjetur se kush kërcënon deputetët. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!