Mali i Zi Pozitiv edhe pas zgjedhjeve do të jetë pjesë e pushtetit

Mali i Zi Pozitiv edhe pas zgjedhjeve parlamentare do të jetë pjesë e pushtetit, ka vlerësua lideri Darko Pajoviq duke shtuar se vendimin përfundimtar për pjesëmarrje në zgjedhje kjo parti do ta sjellë në gusht.

Ai duke komentuar ngjarjet në parlament kryetari i të cilit është ka theksuar se nuk ka kurrfarë dileme se ato ka qenë të paramenduara dhe në favor të propagandës politike dhe se ky institucion gjithmonë do të jetë përpara dhe mbi interesat partiake. Në pyetjen që të komentojë kërcënimet në fejsbuk drejtuar tre deputetëve të PDS për shkak të votimit të tyre lidhur me statusin e KU të Tuzit. Ai ka theksuar se këso gjërash kanë ndollur edhe më parë dhe e dënon këtë akt.

Shperndaje