Hapet Qendra e Kulturës në Vuthaj të Plavë-Gucisë

Në fshatin Vuthaj të Plavës e Gucisë është përuruar Qendra e Kulturës.

Investimi  prej 129 mijë euro është bërë nga mërgimtaret e këtij fshati që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesisht dhe në vendet e Evropës, shkruan rtv21.tv

Shiritin e preu regjisori kosovar me prejardhje nga Vuthaj, Isa Qosja dhe në emër të akademikut Rexhep Qosja,  lexoi një letër meqë nuk mund të ishte prezent. Akademiku Qosja e quajti ketë investim vepër patriotike dhe rrëfim të atdhedashurisë.

Në përurim foli edhe pasardhësi i patriotit Jakup Ferri, profesor Naser Ferri, shkruan rtv21.tv Ai i përgëzoi Vuthjanët për ketë vepër duke uruar që Qendra e Kulturës të ketë sa më shumë gëzime. Qendra e Kulturës në Vuthaj do të përdoret si vend për ngjarje kulturore, për tubime të ndryshme, festa apo të pame për vdekje, ku poashtu do t’i ndërtohet dhe morgu. Veprimtarët që e bënë të mundur ketë investim, ndër të tjerë Esat Gjonbalaj dhe Vesel Qosaj i falënderuan të gjithë ata që dhuruan nga buxheti i tyre./21media/

Fotografia e Anton Gjokaj

 

Shperndaje