Pence përgëzoi Malin e Zi për guxim ndaj presionit rus

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence përgëzoi udhëheqësit malazezë për rezistencën përballë presionit rus, në ndalesën e fundit të turit të tij në Europën Lindore, që kishte si qëllim t’u jepte garanci aleatëve të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Pence mbërriti në vendin e vogël ballkanik, anëtari më i ri i NATO-s, pas një vizite në Gjeorgji, ku ai dënoi pushtimin nga Rusia të territoreve të vendit në Kaukaz.

Pence tha se udhëtimi i tij në vendin me 620 mijë banorë dëshmon faktin se Amerika nuk ka aleatë të vegjël, por vetëm aleatë të fortë.

“Kurajoja juaj, veçanërisht përballë presionit rus, frymëzon botën dhe unë ju përgëzoj për këtë”, tha Mike Pence

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!