Gjatë ditës së sotme në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut që u mbajtë në Podgoricë, kryeminstri i Malit të Zi Dishko Markoviq , zhvillojë takime me krerët e qeverive dhe shteteve të rajonit mes tyre edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.
Markoviq me Ramën diskutua mbi zhvillimet në rajon, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm të tyre. Poashtu gjatë takimit u theksua, mundësia për të punuar së bashku në valorizimin e resurseve të liqenit të Shkodrës.
Kryeministri Rama veçanërisht u interesua për situatën në zonën kufitare të Malit të Zi. Markoviq në lidhje me këtë theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer të Qeverisë me partitë shqiptare në Mal të Zi, njofton qeveria e Malit të Zi.
Markoviq dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.
Thaçi, tha se mes dy vendeve fqinje dhe mike nuk ka çështje të hapura, duke shtuar se marrëdhëniet janë duke u zhvilluar në mënyrë cilësore dhe në dobi të të qytetarëve të Malit të Zi dhe Kosovës.
Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Thaçi e ka quajtur momentum i ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në këtë organizatë edhe të vendeve tjera të Ballkanit./Malësia.ME/