Janë të gatshme vërtetime digjitale për Covid

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksandar Sekuliq, ka kumtuar se çdo kush që dëshiron në portalin e-zdravlje mund të shkarkojë vërtetimin digjital për Covid.

“Ata të cilët nuk kanë mundësi që këtë ta bëjnë online, mund të shkojnë në punktet Covid dhe tek mjeku i zgjedhur”. Sekuliq në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi ka theksuar se në këtë mënyrë do të shmangën tollovitë. Ai ka sqaruar se në vërtetimin digjital gjenden të dhënat të cilat tregojnë se personi ka marrë një ose dy doza të vaksinës, nëse ka test negativ PCR, pastaj nëse ka qenë i prekur me Covid dhe eventualisht të ketë rezultatin e testit të shpejt antigjenik.

Përndryshe në Mal të Zi në dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit deri tani janë vaksinuar 39.1% të banorëve  të moshës madhore kurse janë rivaksinuar 33.8%. Deri tani janë dhënë 333 mijë e 15 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Dozën e parë të kësaj vaksine e kanë marrë 178 mijë e 577 persona ose 28.8% kurse dozën e dytë 154 mijë e 438 ose 24.9% të numrit të përgjithshëm të banorëve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!