Punonjësit e shkollave duhet të vaksinohen para fillimit të vitit shkollor

Kushdo që është i punësuar në shkolla dhe nuk është vaksinuar duhet të marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit sot.

Në atë mënyrë, ata do të jenë në gjendje të marrin dozën e dytë para fillimit të vitit shkollor, sepse vetëm të dyja dozat nënkuptojnë vaksinim të plotë, tha imunologu i Beogradit Dragosllav Popoviq në një intervistë për Dnevne novine.

Ai beson se përparësi do të jetë vaksinimi i punonjësve në sistemin shkollor, ndërsa, duke folur për vaksinimin e fëmijëve, ai tha se vetëm dy vaksina janë në dispozicion tani për tani, për fëmijët mbi moshën 11 vjeç. “Sidoqoftë, për vitin e ardhshëm shkollor, përparësi është vaksinimi i stafit të shkollës dhe respektimi i masave parandaluese në çdo shkollë, tha Popoviq./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!