DEMO-s dhe URA vërtetojnë marrëveshjen e koalicionit me SNP, nuk do përçahen rreth NATO-s

Pas SNP edhe Demos dhe LQ URA sonte kanë vërtetuar marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare.

Lideri i LQ URA, Zharko Raiçeviq, tha se këshilli qëndror i kësaj parti vendimin e ka marrë me një shkallë të lartë të konsensusit, me vetëm dy vota të përmbajtura.

Edhe pse koalicioni nuk ka marrë ende një qëndrim zyrtarë, nga URA thanë që bartësi i listës me shumë gjasa do jetë Miodrag Lekiq.

Lideri i Demos, Miodrag Lekiq, tha se, siç pritej, kryesia e partisë ka vendosur unanimisht që Demos në zgjedhjet e 16 tetorit të dalë në koalicionit me SNP dhe URA. Lekiq tha se ky koalicion do të jetë faktori kyç në zgjedhjet parlamentare. Ai nuk e konfirmoi dhe as nuk mohoi informatat jozyrtare se ai do të jetë bartësi i listës së koalicionit.

Gazetarët ishin të interesuar nëse do ketë problem mbrënda koalicionit rreth qëndrimit për hyrje në NATO, sepse URA është për NATO-n kurse SNP kundër. Dihet që Mali i Zi është i ndarë mbi këtë çështje. Dihet që ne kemi një qëndrim pozitiv. Dihet që SNP këtë e sheh ndryshe.Këto zgjedhje nuk janë të lidhura për këtë temë.Nuk do lejojmë që të ndahemi tha Rakçeviq.

Rakçeviq shtoi se, këto tri parti nuk do të jenë të vetmet në këtë koalicion./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!