Fran Juncaj vritet në Restorantin e tij në Detroit

Biznesmen shqiptar, pronar i një Restoranti në jugperëndim të Detroit në SHBA është vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një tentative grabitje në biznesin e tij.Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 të mëngjesit me orën lokale në rrugë “South Ethel”.

Viktima është Fran Juncaj, 59 vjeç, i cili u qëllua me plumb në gjoks nga grabitësit që tentuan të vidhnin biznesin e tij. Sipas policisë amerikane, dyshimet janë se viktima e ka njohur grabitësin , ndaj edhe e ka vrarë për të humbur gjurmët.

Megjithatë, nuk përjashtohen as pistat e tjera të hetimit, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për kapjen e vrasësit.

Juncaj emigroi për në SHBA në vitin 1975 dhe e drejtonte biznesin e familjes prej më shumë se 35 vitesh së bashku me vëllain e tij Toni Juncaj.Shefi i Policisë së Detroidit tha se Fran Juncaj ishte njeri i dashur për komunitetin, punëtor dhe i qetë.

Ai pohoi gjithashtu se nuk ka qenë asnjëherë problematik.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!