Fillon punën Policia Komunale e Tuzit, rezultatët shihen menjëherë

Dje me 1. shtator ka filluar punën Policia Komunale, shërbimi më i ri në Komunën e Tuzit.

Kryeshef i policisë komunale është emëruar Rexhep Çunmulaj ndërsa për rëndin komunal do të jenë pëgjegjës shtatë policë dhe dy inspektor komunalë.

Policia komunale është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të komunës.

Puna e policisë komunale është duke u parë menjëherë pasi që nëpër rrugët e Tuzit është krijuar mundësia për levizje të lirë dhe nuk ka më ndalime dhe parkime në vende të gabura në hapësira publike, mbi trotoare, vendkalime këmbësorësh etj.

Poashtu pastërtia e qytetit është në nivel më të lartë.

Autor:
Anton Gjokaj
Fotografia e Luca Juncaj
Fotografia e Luca Juncaj
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!