U shënua dita e Komunës së Tuzit: Është krijua klima tërheqëse edhe për investitorë vendorë dhe të jashtëm

Komuna e Tuzit festoi dje tre vjetorin e Komunës së plotë.

Kryetari Komunës, Nik Gjeloshaj tha se para tri vjetësh kur edhe zyrtarisht e morëm përgjegjësinë për zhvillimin e trevës së komunës sonë, edhe përkundër mosbesimit të një numri jo fort të vogël, ishim të bindur se dashuria jonë për vendlindjen, angazhimi dhe përkushtimi ynë medoemos do të japë frytet e veta.

Iu përveshëm punës me një buxhet vjetor, për të cilin na bindnin se as që e meritonim, por që ishte zemërgjerësia e dikujt të na i ndante ato mjete, më pak se 2 milion euro. Dhe aty fillon e gjitha! Në vitin e parë, të bindur në resurset tona, planifikuam dhe realizuam dyfishin e këtij buxheti. Në vitin e dytë kaluam në 6 milion euro, ndërsa sivjet planifikuam dhe jemi të bindur se do ta realizojmë buxhetin prej 8 milionë euro, buxhet të cilin nuk e realizojnë as komuna me shumë më shumë potencial ekonomik.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë

Gjeloshaj tha se ajo që gjithmonë bie në sy që në shikim të parë është infrastruktura, veçanërisht ajo rrugore. Sot mund të mburremi me rrugët që lidhin cep më cep Malësinë, si ajo përkrye Trieshit e deri në Koritë, rruga e Kojës, e të mos flasim për rrugët në fushë, që në krahasim me disa vjet më parë janë të thuash krejtësisht të reja. Me dhjetëra e dhjetëra kilometra rrugë, që as nuk futeshin në projektet zhvillimore të kësaj treve, sot janë realitet. Ai poashtu theksoi se ndriçimi i rrugëve që dikur ishte privilegj vetëm i disa aktivistëve të partive në pushte, sot është pjesë përbërëse e jetës në mbarë Malësinë, pa dallim vendi a zone…

Me veprimtarinë dhe përkushtimin tonë krijuam një klimë tërheqëse edhe për investitorë vendorë dhe të jashtëm, tha Gjeloshaj.

Pikërisht këtë vit kalendarik u bënë aktuale katër fabrikat e reja me pronarë investues të jashtëm dhe vendorë: ajo e patatinave (çipsit) dhe prodhimeve tjetra të patates, e përpunimit të fruta perimeve, fabrika e vajit të lulediellit dhe ajo për prodhimin e djathit. Këto projekte gjallojnë edhe bujqit, gjegjësisht blegtorët tanë me dekada të lënë pas dore, që janë bërë apo do të bëhen kooperantë të tyre, e me këtë do të sigurojnë mirëqenien e vet ekonomike. Ndonëse mirësinë nga subvencionet po i ndjejnë bujqit tanë dita ditës, u shprehë Gjeloshaj.

Gjeloshaj theksoi se mbështetjen për studentët më të suksesshëm nga Komuna jonë, e filluam me 7 bursa në vitin 2019/2020, për të arritur në 50 bursa për vitin e ri shkollor. Fillimisht bursa ishte simbolike, ndërsa që nga viti i kaluar shkollor shuma e saj u dyfishua.Edhe në fushën e sportit arritëm sukseset e ëndërruara me gjenerata të tëra. KF Deçiq për të dytën herë u klasifikua në garat evropiane, ndërsa sivjet bindshëm udhëheq në tabelë. Edhe klubi tjetër ku jemi ne themelues, KB Deçiq po na gëzon me sukseset e arrtitura. Por janë dy suksese që na kanë bërë më se krenarë në këtë vit: Ai i Evalld Krniqit me vendin e parë në kërcime nga Ura e vjetër e Mostarit, e posaçërisht e sportistes sonë, që nga sot edhe laureatë e çmimit të Komunës, Angjella Berishaj.

Gjeloshaj tha se hiç më pak duhet të mburremi edhe me veprimtarinë në fushën e kulturës. Tuzi tashmë po njihet si qytet i panairit tradicional të librit, ku ne si komunë u prezantuam edhe si botues me Monografinë e piktorit tonë me famë botërore, Gjelosh Gjokaj. I Kolonisë artistike që mban emrin e tij, i takimeve letrare, i Javës së Filmit shqiptar, i Festivalit mbarëkombëtar të folklorit, që janë ose ekskluzivisht në organizimin tonë, ose i mbështesim SHKA-të në veprimtarinë e tyre.

Manifestimet e ndryshme, që nga panairi i artizanatit, i prodhimeve bujqësore e deri te ekspozitat e piktorëve dhe artistëve tjerë, shfaqjet që organizohen për të përkujtuar data të rëndësishme të kombin tonë por edhe më gjerë, janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë kulturore. Dhe e fundit assesi sipas rëndësisë, Komuna jon është bërë shembull i respektimit të gjuhës shqipe dhe dygjuhësisë në të gjitha dokumentet që i lëshon, tha mes tjerash Gjeloshaj.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj në fjalimin e tij tha se rezultatet e punës dhe veprimtarisë sonë me përkushtim, sot e vërejnë edhe ata pesimistët më të mëdhenj, që na bindnin se komuna jonë nuk është ekonomikisht e qëndrueshme dhe se nuk kemi kuadro për ta udhëhequr.

Një thënie jona është se gabime nuk bën vetëm ai që nuk punon, e ne punojmë dhe veprojmë, andaj edhe jemi të vetëdijshëm për gabimet eventuale. Ne nuk vetkënaqemi me arritjet tona, i analizojmë dhe i shohim të metat e institucioneve dhe, edhe me ndihmën e të gjithë juve, të nderuar të pranishëm, do të angazhohemi që gabimet dhe të metat tona t’i përmirësojmë vetëm për të mirën e popullatës së Malësisë, tha Kajoshaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "Komuna Opštir Rola'"

Në solemnitetin me rastin e Ditës së Komunës, u bë edhe ndarja e çmimit – „1 Shtatori – Dita e Komunës” për vitin 2022. Për këtë vit u nda një çmim i përbashkët për: Nikollë Gegaj dhe Angjella Berishaj.

Nikollë Gegaj – për kontributin shumëdekadash në fushën e sportit të taekwondo-së dhe punës me rininë e Malësisë në KT „Besa”, për sukseset e arritura sportive dhe shoqërore, si dheAngjella Berishaj, – anëtare e TK „Besa” për suksesin më të madh të një sportisteje nga Mali i Zi dhe sportisteje shqiptare në sportin e taekwondo-së – medaljen e argjendtë në kampionatin botëror për juniorë 2022.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Shperndaje