Lideri i Forcës Nazif Cungu ka thënë se nuk ka nevojë të sillet asnjë vendim i shpejtuar për shkëputjen eventuale të koalicionit në nivel shtetëror me PDS-në, Partinë boshnjake dhe Iniciativën qytetare kroate.
Pasi që Parlamenti votoi Ligjin për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve, Genci Nimanbegu urgjentisht duhet thirrur mbledhja e koalicionit „Shqiptarët të vendosur“ në mënyrë që të diskutohet edhe mundësia e shkëputjes së koalicionit për shkak të shkeljes së marrëveshjes nga ana e partive të tjera të pakicave dhe PDS.
„Nimanbegut nuk ju pranua asnjë nga 16 amandamentet që dorëzoi për ligjin për planifikim hapsinor. Ai prandaj në mënyrë parimore votoi kundër. Edhe pse ne kemi pritur që ndonjë amandament të miratohet“, deklaroi Cungu për „Vijesti“.
Kryetari i Ulqinit tha se, sëshpejti do të mbahet takimi i rregullt i patnerëve të koalicionit në nivel shtetëror.
“Ne i përkasim partive të ndryshme dhe është normale që përveç aspiratave të shumta të përbashkëta, kemi disa qëndrime dhe prioritete të ndryshme. Për këtë nuk ëdhtë nevojë të sillet asnjë vendim i shpejtuar, “tha Cungu.
Cungu kujtoi se ”në çdo rast, vendimet në koalicionin ”Shqiptarët të Vendosur” gjithmon merren me konsensus.