Lista Shqiptare negocion me Demokratët?

Përfaqësuesit e Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj” do të negociojnë me shumicën e re, me shumë gjasa me Demokratët për pjesëmarrjen në pushtetin ekzekutiv, mëson gazeta “Vijesti”.

Burimi i “Vijestit” nga Lista Shqiptare, tha se kanë bashkëpunimin të mirë me Demokratët të cilët kanë treguar pjekuri dhe përgjegjësi në veprimet politike.

Ata deklarojnë se nëse ekziston vullneti politik i shumicës së re për të pranuar pikat dhe kërkesat e tyre të programit, do të ofrojnë dorën e bashkëpunimit.

Siç mëson “Vijesti”, mbrëmë është mbajtur një takim midis përfaqësuesve të Demokratëve dhe Listës Shqiptare.

Demokratët janë pjesë e pushtetit në Tuz me partitë shqiptare.

Më 23 shtator, Gjeloshaj deklaroi për “Vijesti” se ai do të propozonte ndryshime e rregullores së Kuvendit në mënyrë që partitë e pakicave të mund të krijonin klubin pavarësisht nga numri i deputetëve.

“Kjo do të jetë një nga kërkesat në negociatat me koalicionin e ri qeverisës për formimin e qeverisë,” tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!